Katër persona gjatë ditës së djeshme janë rrahur fizikisht dhe janë gjuajtur me armë zjarri mes veti. Përkundër se fillimisht ishin gjuajtur me armë zjarri asnjë person nuk kishte mbetur i lënduar.
Por më pas njëri prej të përfshirëve në incident kishte tentuar vrasjen e një personit tjetër me të cilin ishte përfshirë në konflikt. Por aty është plagosur një shoqërues i tij që nuk kishte pasur të bëjë fare me konfliktin.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri prej personave kishte hyrë në një kafiteri dhe kishte shtënë me armë zjarri ndaj një personi që kishte pasur konflikt. Policia thotë se aty është plagosur shoqëruesi dhe jo njeriu që ishte synim nga i dyshuari.
“Pas një mosmarrëveshje në rrugë janë përleshur fizikisht dhe janë gjuajtur me armë zjarri ndërmjet vete katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, mirëpo kanë kaluar pa lëndime trupore. Më vonë njëri nga të dyshuarit ka hyrë në një lokal ku ka qenë njëri nga personat e dyshuar me të cilin ka qenë një familjar si dëshmitar në ndejën e tyre, kurse me të ardhur personi i dyshuar me një armë në dorë ka shtënë në drejtim të të dyshuarit që ishte në kafiteri, ku është qëlluar dëshmitari që nuk ishte fare i kyçur në rast”.
“Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Janë identifikuar dhe janë arrestuar dy nga katër personat e dyshuar të involvuar në rast, ku të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sinjali më herët publikoj pamje nga të shtënat në qytetin e Pejës ku disa persona ishin përfshirë në të shtëna me armë zjarri./Sinjali/