image Si t’ia shpëtojmë jetën dikujt që po pëson arrest kardiak? Lenjani jep disa këshilla

Shëndetësi

Si t’ia shpëtojmë jetën dikujt që po pëson arrest kardiak? Lenjani jep disa këshilla

news image

Erion Kajtazi i cili ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës U17 dhe lojtar i Trepça ’89, ka ndërruar jetë sot në fushën e lojës si pasojë e një ataki kardiak.

Prof.Assoc. Basri Lenjani, përmes një postimi në Facebook ka treguar se si duhet menaxhuar arresti kardiak, si duhet vepruar në raste emergjence dhe ka shfaqur numrat e telefonit të cilët duhet të i kontaktojmë.

“Zemra ka një sistem të brendshëm elektrik që kontrollon ritmin e rrahjeve të zemrës. Problemet mund të shkaktojnë ritëm abnormal të zemrës, të quajtur aritmi. Ka shumë lloje të aritmisë. Gjatë një aritmie, zemra mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë, ose mund të ndalojë rrahjen. Arresti i papritur kardiak (SCA) ndodh kur në zemër shfaqet një aritmi që shkakton që ajo të ndalojë rrahjen. Kjo është ndryshe nga sulmi në zemër, ku zemra zakonisht vazhdon të rrahë, por qarkullimi i gjakut në zemër bllokohet”.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

ME SHKAS, PSE DUHET TË MËSOHET BLS -AEDDHE SI TË MENAXHOHET ARRESTI KARDIAK ?… SEPSE SHPËTOJMË JETË… T'I MESOJME,…

Posted by Basri Lenjani on Saturday, December 3, 2022

/GazetaSinjali/