image Si të veproni për dëmet nga tërmeti, AMF ka një thirrje për qytetarët

Rajon

Rajon/ Si të veproni për dëmet nga tërmeti, AMF ka një thirrje për qytetarët

news image

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i Shqipërisë u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti, që kanë një kontratë për sigurimin e banesës apo pronës nga katastrofat natyrore të kontaktojnë menjëherë shoqërinë e sigurimit për të njoftuar për dëmtimet e ndodhura.

Përmes një njoftimi zyrtar AMF informon familjet e prekura që pasi të kenë njoftuar zyrtarisht ndodhjen e ngjarjes së siguruar, një ekspert i shoqërisë së sigurimit do paraqitet në pronën e dëmtuar për të evidentuar dëmet.

Autoriteti tërheq vëmendjen e qytetarëve të bëjnë kujdes dhe ta njoftojnë shoqërinë e sigurimit brenda afateve të përcaktuara në kontratën e sigurimit.

Qytetarët e prekur mund të kontaktojnë shoqëritë e sigurimit të adresat e selive qendrore apo në zyrat që ato kanë në rrethe për të njoftuar dëmtimet e ndodhura në banesë si dhe për t’u informuar me detaje në lidhje me procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim.

Ndërsa ata që kanë marrë një kredi bankare sipas AMF mund të kontaktojnë edhe bankën për t’u informuar nëse e kanë të siguruar pronën, si dhe për të kërkuar asistencën që iu nevojitet./Gazeta Sinjali/