Mr. Ph. Arbenita PAJAZITI
Prej kur OBSH ka shpallur infeksionin me koronavirusin e ri si pandemi, çdo gjë ka ndryshuar. Ka ndryshuar mënyra se si jetojmë, si punojmë, si sillemi në publik dhe në shtëpi. Ka ndryshuar edhe mënyra se si vishemi. Në shumë vende, përfshirë edhe vendin tonë, mbajtja e maskës dhe dorëzave është bërë e domosdoshme sapo të dalim në ambiente publike.
Pavarësisht se maska konsiderohet e domosdoshme dhe duhet të mbahet në fytyrë për të na mbrojtur nga infeksioni i mundshëm me koronavirus, bartja e maskës padyshim mund të na shkaktojë acarim dhe irritim të lëkurës. Kjo për shkak se gjatë frymëmarrjes brenda maskës krijohet një ambient me lagështi dhe kjo mund të krijoj djersitje. Nëse vendosni edhe ‘make up’, kjo mund të ndërlikojë situatën edhe më shumë.
Yndyra që lirohet nga lëkura, lagështia dhe ‘make up’ do të krijojnë një ambient të përshtatshëm për paraqitjen e puçrrave dhe akneve si dhe do të acarojë dhe irritojë lëkuren.
Në mënyrë që të mbrojmë lëkurën nga irritimi si pasojë e mbajtjes së maskës, do të ishte më mirë të barten maska nga materiali i pambukut.
Pambuku është më pak irritues dhe thithë lagështinë por njëkohësisht duhet të kujtojmë se pambuku është material i rrallë dhe ajri depërton më lehtë në të. Ekspertët sugjerojnë që për t’u mbrojtur nga virusi maska duhet të jetë nga materiali i padepërtueshëm dhe rezistues, prandaj maskat zakonisht bëhen nga materiali sintetik.
Si të mirëmbahet lëkura në këtë periudhë?
Periudha e karantinës është periudhë e përshtatshme për të shtuar kujdesin ndaj lëkurës. Veçanërisht nëse nuk jeni të obliguar të dilni nga shtëpia për të shkuar në punë apo kryer ndonjë obligim tjetër. Edhe gjatë telekonferencave në shtëpi, kamerat e telefonit ose laptop-it nuk janë aq ‘high definition’ në mënyrë që kolegët apo koleget t’ju shohin nëse keni bërë ‘make up’ ose jo. Është kohë ideale për detoksifikim dhe mirëmbajtje të lëkurës.
Ja disa këshilla praktike si të kujdeseni për lëkurën
Posa të hyni në shtëpi, largoni dorëzat dhe maskën. Pastroni menjëherë duart dhe fytyrën. Duart mund t’i dezinfektoni edhe me alkool siç rekomandohet, me koncentrim jo më pak se 70 për qind. Alkoolin në këtë përqendrim assesi nuk bën ta përdorni në fytyrë. Alkooli është i dëmshëm veçanërisht për lëkuren e fytyrës. Alkooli shkatërron mikrobiomen – bakteriet e mira që jetojnë në lëkurë dhe mbrojnë lëkurën. Gjithashtu alkooli i përqendruar mund të demtojë qelizat dhe të mbyllë poret.
** Për pastrimin e lëkurës përdorni larës & qumësht për fytyrë. Zgjidhni një larës të butë meqë në këtë periudhë do të duhet ta lani fytyrën më shpesh. Ju këshillojmë larësin/qumështin New Born Skin nga Neauvia. Gjatë larjes largohen papastëritë dhe lagështia. New Born Skin përmban edhe Bioretinol që ndikon në regjenerimin e lëkurës.
** Pas larësit përdorni TONIK, mundësisht tonik që ka efekt antioxidues, kështu do të jeni më të sigurt që keni eliminuar papastërtitë. Ju rekomandojmë tonikun Wake Up Skin nga Neauvia që përmban edhe Gluthation. Gluthation është antioxidues i fuqishëm dhe i bën shumë mirë lëkurës.
** Nëse bartja e maskës ju shkakton puçrra apo akne, kjo kërkon kujdes të veçantë. Në këtë rast ju rekomandojmë kremin Acne Stress Control nga Neauvia me përmbajtje Royal Jelly dhe Niacinamid 4% përbërës. Këta zvogëlojnë inflamacionin dhe prevenojnë krijmin e akneve dhe puçrrave.
**Për të prevenuar irritimin e lëkurës që mund të vjen nga materialet sintetike dhe nga lagështia që krijohet brenda maskës nga frymëmarrja, trajtoni lëkurën me krem që e mbron lëkurën me efekt qetësues dhe mbrojtës. Rekomandohen kremrat që përmbajnë Ceramide sepse ceramidet krijojnë një shtresë mbrojtëse në lëkurë. Ju këshillojmë kremin Ceramide Shield nga Neauvia. Ceramidet mbrojnë dhe rigjenerojnë barrierën hidrolipide, mbrojnë epidermën duke minimizuar irritimin. Ceramidet mbajnë lëkurën e hidratuar dhe mbrojnë nga dëmtimet e faktorëve të jashtëm dhe lagështisë së krijuar brenda maskës.
** Për pastrim më të thellë të fytyrës mund të përdorni maskë me thëngjill aktiv nga druri i Bamboo-se. Karboni aktiv nga druri i Bamboos vepron si magnet që përthithë yndyrën, papastëritë dhe toksinat.
Ju rekomandojmë masken City Escape Mask nga Neauvia e cila permban 3% thëngjill aktiv të inkapsuluar nga druri i Bamboos, i cili në thellësi pastron lëkurën nga papastërtitë duke lënë një sipërfaqe të pastër, të butë dhe në prekje si mëndafsh.