Me rritjen e temperaturave gjatë verës dhe valët e të nxehtit që po prekin shumë vende, temperaturat e larta po e bëjnë të vështirë edhe gjumin gjatë natës.
Ekspertët këshillojnë disa metoda të thjeshta për të ulur nxehtësinë në dhomën e gjumit pa përdorur pajisje elektrike apo shpenzuar para.
Sipas rekomandimeve, gjatë ditës duhet të mbahen të mbyllura dhomat dhe dritaret kur temperaturat janë më të larta, ndërsa në mbrëmje dhe herët në mëngjes të hapen për të lejuar qarkullimin e ajrit të freskët.
Po ashtu, hapja e dyerve të brendshme dhe krijimi i një rryme natyrale ajri ndihmon në largimin e nxehtësisë së grumbulluar brenda shtëpisë.
Në rastet kur banesa ka dritare në anë të ndryshme, ekspertët sugjerojnë hapjen e tyre në orët më të freskëta për të krijuar ventilim natyral dhe për të përmirësuar qarkullimin e ajrit.
Sipas specialistëve, kjo rutinë e thjeshtë mund të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së gjumit gjatë ditëve me temperatura të larta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!