Të dielën e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Mirëpo jo të gjithat e nxorën fituesin pasi 21 prej tyre do të shkojnë edhe në një raund tjetër të zgjedhjeve.
E pas numërimit të votave të rregullta, janë numëruar edhe ato me postë.
Sa i përket komunës së Gjilanit, në votat me postë prinë kandidati i LVV-së, Alban Hyseni. Ai ka marrë 199 vota.
Ndërsa pas tij, është kryetari aktual i kësaj komune, Lutfi Haziri, me 99 vota.
Kujtojmë që Gjilani është një nga komunat që do të shkojë në balotazh.