Më 4 korrik mbahen zgjedhjet e parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas sondazheve, laburistët kryesojnë përballë konservatorëve.
Ndërkohë mediat angleze kanë rikthyer në vëmendje grupet kriminale që operojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Pse asnjë departament i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, më së paku Ministria e Brendshme apo Policia, nuk janë në gjendje të ndalojnë rritjen e bandave të egra kriminale që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria. Gjykatat e emigracionit në mënyrë rutinore përkrahin krerët e bandave dhe anëtarët e bandave shqiptare, duke i lejuar ata të jetojnë përgjithmonë në Britani“, shkruan në një artikull të publikuar pak ditë më parë GBN.
Në artikull thuhet se sot, kontigjenti më i madh i shtetasve të huaj në burgjet e Britanisë së Madhe janë shqiptarë, në total 1475.
Të burgosurit britanikë pretendojnë se shumë sektorë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar tani kontrollohen nga grupe shumë të disiplinuara të banditëve shqiptarë, të cilët vetë duhet t’u binden urdhrave të kryekomandantëve të bandave.
Njëra prej tyre, banda e quajtur ‘Hellbanianz’ janë, ose ishin, me bazë në një pronë në Barking, me anëtarë që shpesh shfaqin shfrytëzimet e tyre kriminale në mediat sociale, shkruan GBN