image Si po i kalon Ronaldinho ditët në burg?

Futboll

Sport/ Si po i kalon Ronaldinho ditët në burg?

news image

I buzëqeshur dhe duke ngrënë mirë. Kështu i përshkruan ish-futbollisti Fernando Lugo ditët e Ronaldinhos në burgun e Paraguajit.

Legjenda e kombëtares braziliane u kap teksa qarkullonte me pasaportë false në shtetin amerikan0-latin, megjithatë kjo nuk i ka ulur entuziazmin dhe buzëqeshjen në fytyrë kampionit të botës në vitin 2002.

Sipas asaj që rrëfen Lugo, i cili e vizitoi në burg Ronaldinhon, braziliani po jeton më mirë nga se ishte jashtë. Ai zbulon se Dinho ka nisur të praktikojë zdrukthtarinë në burg, ndërsa nuk i mungon për asnjë ditë gatimi karakteristik i Amerikës Latine, asado.

Mishi i pjekur në qymyr duket se i shijon së tepërmi ish-futbollistit të Barcelonës dhe Milanit që tashmë po përballet me një nga situatat më të vështira në jetën e tij.

Udhëtimi drejt Paraguajit më 5 Mars nuk rezultoi i frytshëm për të. Së bashku me vëllain e tij, Roberto de Asiss Moreira, zotëronin një pasaportë false si shtetas paraguajan, veprim që mund t’i kushtojë shumë rëndë.

Prokurorira paraguajane ka nisur hetimet për këtë çështje. Kërkesa e Ronaldinhos për ta kryer masën në arrest shtëpiak është refuzuar dhe rrezikon të qëndrojë në qeli nga 3 deri në 6 muaj.

/Gazeta Sinjali/