Autoritetet parlamentare në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian, edhe në vende si Mbretëri e Bashkuar, Izrael, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpërndarë informacion në parlamentet e tyre lidhur me pandeminë (virusin Covid– 19), si dhe kanë marrë masa për higjenën në ndërtesat parlamentare nëpërmjet masave parandaluese si vendosja e dezifektantëve apo dezifenktimi i të gjithë ndërtesës. Po ashtu masa janë marrë edhe lidhur me zhvillimin e senacave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare.
Në vende si Estonia, Franca, Izraeli, Kroacia, Lituania, Luksemburgu, Rumania mbledhjet janë duke u zhvilluar me video konference. Po ashtu edhe Parlamenti Evropian zhvillon mbledhjet me video konference. Në ato parlamente si Austri, Portugali, Poloni, Suedi, Sllovaki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Itali ku puna vijon, mbledhjet janë të pakta, pa prezencë të medias, me prezencë të kufizuar të deputetëve, duke respektuar rregullat e distancimit.
Për sa i përket, procedurave të votimit, në Mbretërinë e Bashkuar, në Holandë dhe në Francë po aplikohet proxy voting. Në Spanjë, votimi kryhet në distancë. Po ashtu, edhe në Parlamentin Evropian votimi kryhet në distancë nëpërmjet skanimit ose fotografimit të votës dhe me roll–all.
Çështja e organizimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe të seancës plenare në distancë nëpërmjet mjeteve elektronike nuk parashikohet në mënyrë të posaçme në rregulloren e punës së parlamentit të shumë prej vendeve.
Ndërkaq, parlamenti i Belgjikës, Lituanisë, Rumanisë, Polonisë, Bundestagu gjerman, Parlamenti Evropian, kanë miratuar ndryshime në Rregulloren e Parlamentit për t’iu përshtatur situatës së krijuar nga virusi Covid-19.
Në vendet e rajonit si Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Serbi aktualisht nuk janë duke u zhvilluar mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seanca plenare. Po ashtu, mbledhjet janë pezulluar edhe në Bullgari.
Vendi ynë ka zhvilluar mbledhjet e Komisioneve Parlamentare nëpërmjet video-konferencave dhe parashikohet zhvillimi i një seance plenare në mesin e prillit duke siguruar masat e nevojshme të distancimit midis deputetëve të imponuara nga situata e emergjencës Covid-19.
Ashtu si edhe në vendet e tjera të rajonit, madje edhe në Evropës, një situatë e tillë e zhvillimit të komisioneve parlamentare apo e seancave në distancë nuk ishin të parashikuar në Rregulloren e Parlamentit të Shqipërisë. Megjithatë ashtu siç është njoftuar edhe nga kryetari i Grupit parlamentar të shumicës, shumë shpejt do të mundësohet miratimi i ndryshimeve të nevojshme në Rregulloren e Parlamentit. /Eunews.al