image Si përhapet 'Kolla e mirë'? – Infektologu: Sëmundja prek moshat fëmijërore, duhet vaksinim

Shëndetësi

Si përhapet ‘Kolla e mirë’? – Infektologu: Sëmundja prek moshat fëmijërore, duhet vaksinim

news image

Një sëmundje ngjitëse, e njohur si ‘’Kolla e mirë’’, ka ngjallur shqetësime për përhapje të mundshme.

Edhe pse në Klinikën Infektive në QKUK, nuk ka raste të rënda nga Pertusis, infektologu Hamdi Ramadani, specifikon se kjo prek kryesisht moshën fëmijërore.

”Pertusis është sëmundje akute infektive e moshës fëmijërore që shfaqet me shenja të aparatit respirator dhe manifeston një simptoma të vazhdueshme respiratore. Shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, kollë dhe temperaturë dhe shkaktar është baktere e quajtur Pertusica”.

Meqë është sëmundje ngjitëse, infektologu Ramadani bëri të ditur se përhapet me spërkla gjatë të folurit dhe teshtitjes.

”Përhapet gjatë të të folurit dhe teshtitjes, dhe pasi është sëmundje tipike epidemike kjo ka karakter epidemik dhe mund të zgjerohet dhe më gjerë në shkolla dhe kopshte andaj duhet vaksinim dhe trajtim”, shtoi ai.

Ndryshe, IKSHPK u ka bërë thirrje prindërve që t’u përmbahen kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar.

Sipas tyre kjo dhe është mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë sëmundje akute.

/GazetaSinjali/