Kryeplaku i fshatit Progni në Devoll ka treguar për mediat se si gjeti trupat e pajetë të nuses dhe vjehrrës në banesën e tyre mesditën e sotme rreth orës 15:15.
Ai tha se vrasja ka ndodhur gjatë natës dhe se nga ajo që ai ka parë duket se e moshuara dhe nusja e saj janë përleshur me autorin e vrasjes, i cili u arrestua pak më parë nga policia.
Kryeplaku tha se vjehrra 80 vjeç u gjet në korridor ndërsa nusja në dhomë e përgjakur.
Ndër të tjera ai thotë se në momentin që shkoi në banesën e viktimave pa përtokë në oborr një telefon dhe protezën e dhëmbëve të të moshuarës Bukurie Bami.
Ali Zili është autori që vrau nuse e vjehërr në banesën e tyre në Devoll. Abcnews.al mëson se autori është arrestuar dhe se është emër i njohur për policinë, pasi rezulton të jetë me precedent penal të mëparshëm. Ai ka pranuar krimin.
Sipas policisë dyshohet se autori 36-vjeçar, banues në fshatin Progër ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.
Rrëfimi i kryeplakut
“Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Sot mbasdite më ka marrë në telefon një djalë nga Progni dhe më ka thënë hajde se ka ndodhur një diçka. Menjëherë telefonova policinë, mbërriti në moment dhe bënë ekzaminimet përkatëse.
Familja ishte plaka me gjithë nusen, kishin vute që jetonin bashkë, ishte familje e mirë.
Motivet nuk i di. Zili bënte dru në mal dhe i shiste për bukën e gojës. Nuk e di që autori ti ketë shitur dru. Nëse do ti kishte shitur dru, ato do të ishin atje të paprera.
Në oborr ka dru.
Njëra arsye vajza ka ardhur nga Greqia disa ditë më parë, ndoshta ka ardhur t’i kërkojë lekët për dru.
Njëra viktimë plaka ishte në korridor e shtrirë dhe nusja ishte brenda në dhomën ku rrinin e shtrirë dhe e gjakosur. Ishin përleshur në oborr, në oborr kemi parë telefonin dhe një protezë dhëmbësh, në hyrje të portës.
Në korridor ishte plaka dhe në dhomë nusja. Autori ishte i varfër dhe punëtor, është dënuar një herë tjetër për dhunë në familje me të ëmën.”