Pas hapjes së afatit për paraqitjen e testit teorik dhe atij praktik për marrjen e patentë shoferit, dhjetëra qytetarë janë mbledhur te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky numër i madh i kandidatëve që ishte krijuar në Njësinë Regjionale të Patentë Shoferi në Prishtinë, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar lidhur me orarin e paraqitjes së kandidatëve për provim praktikë.
Njoftimi është publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës, të cilin mund ta shihni duke klikuar në këtë LINK.