Një burrë francez e pësoi keq derisa po dekoronte banjën e tij në Francën lindore. Për një çast ai rrëshqiti dhe i mbeti koka në shkallën me të cilën po punonte.
Mediat franceze raportojnë se burri 60 vjeçar ishte ende i vetëdijshëm kur arritën mjekët në vendin e ngjarjes.
Ata u njoftuan nga motra e tij, e cila e vizitoi rastësisht atë të premte.
Koka e tij pësoi fryrje gjatë përpjekjes pesë ditore për ta hequr nga shkallët ku ishte ngujuar, pasi që nuk ishte në gjendje të arrinte telefonin e tij.
Ai mori trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe rrjedha e gjakut në kokën e tij iu ndal.
Burri, nga Mattaincourt emri i të cilit nuk u bë publik, u zbulua se ishte gjithashtu i dehidratuar shumë. /Sinjali/