Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka arritur të arrestoj Adhurim Lepajën dhe Dardan Krasniqin të dyshuar se kishin qenë të përfshirë në plagosjen e Met Elshanit, menaxher i “One Records”, raporton Sinjali.
Rasti kishte ndodhur më 17 maj të këtij viti kur në lagjen “Dardani” në Prishtinë ishte plagosur Met Elshani.
Vet Elshani kishte thënë se ai nuk i kishte njohur personat që e kishin plagosur dhe se me ta nuk kishte folur asnjëherë.
Elshani kishte thënë se të rinjtë kanë devijuar dhe kanë lënë prapa shkollën duke provuar të vijnë tek femrat dhe paratë sa më shpejtë, duke aluduar kështu se e kishin plagosur për para.
“Kanë qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, kishte thënë Elshani menjëherë pas plagosjes.
Lepaja në të vërtetë nuk është hera e parë që ishte arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai ishte kapur menjëherë pas incidentit, por kishte arritur që të ikte nga QKUK aty ku po merrte ndihmë mjekësore./Sinjali/