image Si duket të kaloni një natë në Polin e Veriut?

Botë

Pamje/ Si duket të kaloni një natë në Polin e Veriut?

news image

Keni ëndërruar ndonjëherë të kaloni natën në një banesë eskimezësh “igloo” në Polin e Veriut?

Për vetëm një muaj, të gjithë adhuruesit e udhëtimeve mund t’a realizojnë këtë, por duke paguar 100 mijë dollarë.

Një hotel i përkohshëm do të hapet në pikën më të skajshme të Veriut në prill të 2020.

“North Pole Igloos” do të përbëhet nga 10 kube të nxehura, ku pushuesit mund të flenë nën yje në qendrën e ngrirë të Oqeanit Arktik.

“Prej vitesh Poli i Veriut ka qenë një nga destinacionet më ekskluzive të udhëtimit, por nuk ka patur kurrë akomodime të rehatshme,” shpjegon Janne Honkanen, themelues i “Luxury Action”, kompanisë që fshihet pas projektit ambicioz.