image Si do të mund të duket Chelsea sezonin e ardhshëm me transferimin e Ziyech, Chilwell dhe Onanas?

Futboll

Transferime/ Si do të mund të duket Chelsea sezonin e ardhshëm me transferimin e Ziyech, Chilwell dhe Onanas?

news image

Transferimi i marokenit, Hakim Ziyech tek skuadra e Chelseas mund të quhet i përfunduar dhe se ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga dy klubet.

Ziyech do ta vesh fanellën blu nga sezoni i ardhshëm. Nga shitja e tij, kampioni holandez besohet të ketë fituar 45 milionë euro.

Po ashtu Chelsea mbetet shumë e interesuar për portjerin e Ajax, Onana dhe mbrojtësin e Leicester, Ben Chilwell.

Por si do të duket formacioni i Chelseas me këta lojtarë që ka në organikë duke ia shtuar dhe transferimin e kësaj treshe?

Në portë Onana, mbrojtja do të përbëhej Chilwell, Rudiger, Tomori dhe James. Mesfusha do të ishte po ajo e njëjta: Kovacic, Jorginho dhe Kante. Ndërsa sulmi do të përbëhej nga Odoi, Abraham dhe Ziyech.

Chelsea e kishte të ndalur të bënte transferime verën e kaluar pasi u dënua nga UEFA, por që nga janari, ekipi blu i Londrës është liruar nga ky dënim./Gazeta Sinjali/

Image may contain: 8 people