image "Shumë gjëra që u premtuan nuk u bënë", Ashton flet në 11-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit

Politikë

“Shumë gjëra që u premtuan nuk u bënë”, Ashton flet në 11-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit

news image

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Catherine Ashton, në praninë e së cilës u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit në vitin 2013, ka thënë se shpreson që në muajt dhe vitet në vijim do të shohim një dëshirë e sinqertë për të zgjidhur çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

Ashton ka kujtuar se Asociacioni ishte ajo që të dyja palët zgjodhën të bënin.

“Unë nuk e kam shkruar Marrëveshjen e Brukselit. E kam shtypur, por nuk e kam shkruar. Është dokumenti i Serbisë dhe Kosovës dhe mënyra se si ata zgjodhën për të ecur përpara”, tha Ashton në 11 vjetorin e nënshkrimit të atij dokumenti.

Siç tha ajo, më pas ajo shtroi pyetjen – si do të sigurohet që popullata serbe në veri të ndihet e veçantë në raport me Prishtinën dhe të ketë zërin e saj, kur “Beogradi të tërheqë praninë e tij në veri”.

“Mënyra për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, nga të dyja palët, erdhi me idenë e Bashkësisë së Komunave Serbe. Tani ata duhet të kujtojnë pyetjen fillestare dhe se si vendosën të ecin përpara,” tha Ashton tha për Kosovo-Online.

Ajo thotë se kur ka negociuar për Marrëveshjen e Brukselit ka qenë shumë optimiste, sepse ka qenë e bindur se ishte një përparim dhe momenti i duhur dhe është ende optimiste, sepse dëshiron të shohë Kosovën dhe Serbinë në Bashkimin Evropian.

“Por, gjatë viteve të kaluara kam parë edhe përkeqësimin e situatës dhe marrëdhënieve. Shumë gjëra që duhet t’i bënin, që premtuan se do t’i bënin – nuk u bënë. Shpresoj që në muajt dhe vitet në vijim do të shohim një dëshirë e sinqertë për të zgjidhur çështjen. BE-ja është e përkushtuar ndaj këtyre vendeve”, tha Ashton.

/GazetaSinjali/