image Shuhet Grupi Parlamentar 6+, tani Lista Serbe me një deputet më shumë

Politikë

Shuhet Grupi Parlamentar 6+, tani Lista Serbe me një deputet më shumë

news image

Deputeti Adem Hodza ka kaluar nga Grupi Parlamentar 6+ në atë të Listës Serbe, pasi tani GP 6+ është shuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e cila tha Hodza e ka lajmëruar këtë përmes një njoftimi me shkrim.

“Adem Hodza  ka njoftuar me shkrim se është tërhequr nga Grupi Parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe”, tha Nagavci në Kuvend, duke shtuar se “Grupi Parlamentar 6+ nuk ekziston më”.

Ndryshe, GP 6+ përbëhej nga deputetët e komuniteteve pakicë si: boshnjakë, turq, goranë e romë.

/Gazeta Sinjali/