Seanca për rigjykimin lidhur me sulmin e dyshuar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ka përfunduar ende pa u deklaruar të akuzuarit.
Kjo pas kërkesës së avokatit të të akuzuarve, Tomë Gashi, i cili kërkoi që gjyqtari Beqir Kalludra të largohet nga trupi gjykues.
Sipas tij, Kalludra i kishte marrë si fajësuese të gjitha provat shfajësuese të këtij rasti dhe për këtë arsye ai kërkoi që ky i fundit të përjashtohet.
Teksa Kalludra tha se nuk jep dorëheqje në asnjë rast ku ai është i thirrur si trup gjykues, mirëpo për këto akuza që mori nga avokati Gashi, vendosi të shtyjë seancën për një ditë tjetër.
Në lidhje me sulmin e dyshuar ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ishin të akuzuar Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi./Gazeta Sinjali/