image Shtyhet seanca e sotme e Nasim Haradinajt para Speciales

Kosovë

Shtyhet seanca e sotme e Nasim Haradinajt para Speciales

news image

Është shtyrë paraqitja e sotme e Nasim Haradinajt para Dhomave të Specializuara për datën 18 dhjetor në ora 14:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media.

Gjykata Speciale dje ka njoftuar se është konfirmuar aktakuza ndaj krerëve të OVL të UÇK-së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Më 25 shtator, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale./Gazeta Sinjali/