image Shtyhet raportimi i kryesuesit të Bordit të ZRrE-së, shkak mungesa e anëtarëve të pozitës

Politikë

Shtyhet raportimi i kryesuesit të Bordit të ZRrE-së, shkak mungesa e anëtarëve të pozitës

news image

As sot komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta interviston Ymer Fejzullahun, kryesues i Bordit/ Zyra e Rregullatorit për Energji dhe Sylejman Hajdinin, ish-drejtor Menaxhues i Kosova Thëngjillit si shkak i vonesave të anëtarëve të Komisionit.

Kryetari i Komisionit Driton Selmanaj, tha se ardhja e deputetëve në kohë është pamundësuar shkaku i tollovisë së krijuar në kryeqytet, pasi komuna ka filluar testimin, që një pjesë e rrugëve të bëhen një kahëshe.

/GazetaSinjali/