Seanca e Kuvendi të Kosovës ku po diskutohej për 100 ditëshin e punës së qeverisë Kurti ka përfunduar, shkruan Gazeta Sinjali.
Me kërkesë të të gjitha grupeve parlamentare seanca plenare do të vazhdojë punimet nesër në orën 10:00.
Ndërkaq pas lajmërimit për shtyrjen e seancës ka reaguar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka thënë se mospërfillja ndaj kuvendit është fytyra e vërtetë
“Do të ishte mirëseardhur vazhdimi nëse ju e siguroni prezencën e kryeministrit.”
“Mospërfillja ndaj kuvendit është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie.”
“Ne na duhen përgjigje për 100 ditëshin e jo shtyrje të kota. Nëse nuk është kryeministri dhe ministrat është e kotë shtyrja“, ka thënë ai.