image Shtyhet nga ZRRE-ja afati për ofrimin e komenteve për tarifat

Kosovë

Shtyhet nga ZRRE-ja afati për ofrimin e komenteve për tarifat

news image

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se ka shtyrë afatin për ofrimin e komenteve për tarifat e reja deri më 31 janar.

Në njoftimin e bërë nga ZRRE-ja tregohet se bëhet fjalë edhe për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë.

Njoftimi i plotë:

Njoftimi për shtyrje të afatit për dhënie të komenteve

Zyra e Rregullatorit për Energji, duke marrë parasysh interesimin e palëve të interesit për të ofruar komente në raportet e publikuara për konsultim publik:

Raportin mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal, të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), dhe

Raportin Konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë

Ka vendosur që të zgjatë afatin për ofrimin e komenteve deri me datë 31 janar 2022 deri në 16:00h.

Palët që dëshirojnë të shprehin komentet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën ero.pricing‐tariffs@ero‐ks.org /GazetaSinjali/