image Shtyhet mbledhja e kryesisë së LDK-së, ja arsyeja

Kosovë

Shtyhet mbledhja e kryesisë së LDK-së, ja arsyeja

news image

Mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e paraparë të mbahej sot prej orës 09:00 është shtyrë për një orë.

Kështu kanë bërë të ditura burime të Sinjalit brenda kësaj partie. Arsye për shtyerjen e kësaj mbledhjeje është vijimi i konsultave paraprake në mes të kandidatëve potencialë për postin e kryetarit të LDK-së.

Në mbledhjen e cila planifikohet të nis në orën 10:00 do të diskutohet për harmonizimin e plotë të qëndrimeve lidhur me kandidatin konsensual i cili pritet ta merr timonin e drejtimit të kësaj partie për mandatin e ardhshëm.

Sinjali dje ka raportuar se shumica e anëtarëve të kryesisë përkrahin njëzëri kandidaturën e Isa Mustafës për kryetar të LDK-së.

Ndërkaq kryetari Isa Mustafa akoma nuk është deklaruar nëse është i gatshëm edhe për një mandat të ri 4 vjeçar.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së do të mbahet nesër më 3 gusht./Sinjali/