Mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë u shtye për 15 minuta, pasi që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ishte i pranishëm.
Mbledhja u thirr pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Kosovë.
Lajmin e kishte konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
“Dy raste kanë rezultuar pozitive. Pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjendja e tyre është stabile. Njëri nga të konfirmuar është shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, kurse pacienti i dytë është kosovar i moshës 77-vjeçare”, ka thënë Vitia./Gazeta Sinjali/