image Shtyhen ndeshjet e rivalëve të Kosovës, shkaku i koronavirusit

Sporte të tjera

Shtyhen ndeshjet e rivalëve të Kosovës, shkaku i koronavirusit

news image

Gjatë ditës së djeshme dhe sot janë zhvilluar ndeshjet e fazës së dytë kualifikuese për ‘Euro 2022’, shkruan Sinjali Sportiv.

Pjesë e këtyre kualifikimeve është edhe Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, por ‘Dardanët’ nuk kanë pasur termine të ndeshjeve për janar.

Mirëpo, as disa prej kundërshtarëve të Kosovës nuk kanë arritur të zhvillojnë ndeshjet e tyre, shkaku i koronavirusit.

Në kuadër të grupit të tetë, ku bën pjesë Kosova, të mërkurën është dashur të luhet ndeshja në mes të Malit të Zi dhe Suedisë. Këto dy kombëtare është dashur të takohen edhe më 9 janar në Suedi. Por, të dy ndeshjet janë shtyrë për shkak të rasteve me COVID-19 te Suedia. EHF-ja së shpejti pritet të përcaktojë termin të ri për këto dy ndeshje, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës.

Kujtojmë se ndeshja e ardhshme e grupit të tetë është ajo mes Kosovës dhe Rumanisë që do të luhet më 10 apo 11 mars në Prishtinë. /Sinjali Sportiv/.