image Shtyhen këstet për leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës

Kosovë

Njoftim/ Shtyhen këstet për leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se do të shtyhen të gjitha pagesat e lejeve të ndërtimit për 90 ditë.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një statusi në rrjetin social Faceook, ku ka theksuar se kompanitë që nuk do të mund ta paguajnë këstin, duhet të dërgojnë një kërkesë elektronike e cila do t’u aprovohet menjëherë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë. Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive. Për më shumë detaje do të ketë informatë në ëebfaqen e komunës”, ka njoftuar Ahmeti.

Ndërkohë i pari i Prishtinës ka theksuar se në ditët në vijim do të lajmërojë edhe për masat tjera ekonomike pas diskutimeve që do të ketë me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159573363752166