Sezoni në Formula 1 ishte caktuar të fillonte këtë javë në Australi, por e njëjta nuk do të ndodh shkaku i koronavirusit.
Përhapja e pandemisë së koronavirusit ka paralizuar botën e sportit.
FIA ditë më parë vendosi të anulonte garat për Çmimin e Madh të Australisë, Kinës, Bahrein dhe Vietnamit.
Ndërkohë së fundmi është njoftuar se janë shtyrë edhe tri gara tjera. Bëhet fjalë për Çmimin e madh të Holandës, Spanjës dhe Monakos.