NBA është futur në një krizë të madhe si pasojë e Covid-19.
Vala e radhës e Covid-19 po rrezikon ecurinë normale të sezonit në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Pesë lojtarë të Cleveland Cavaliers rezultuan pozitiv sot me Covid-19, derisa njësoj ndodhi edhe me yllin e Atlanta Hawks, Trae Young.
Siç mëson Adrian Wojnarowski i ESPN, NBA do të shtyjë ndeshjen mes Cleveland Cavaliers dhe Atlanta Hawks.
Cavs kishin frikë se nuk do të kenë në dispozicion as tetë lojtarë, sa është minimumi i lejuar për zhvillimin e një ndeshjeje.
Në një situatë të ngjashme ditë më parë ishte edhe skuadra e Chicago Bulls.
Përveç ndeshjes mes Atlanta dhe Cleveland, edhe ndeshja mes Brooklyn Nets dhe Denvere Nuggets do të shtyhet.
Të njëjtat arsye, pra lidhur me Covid-19, kanë çuar në shtyrje edhe këtë ndeshje. /Gazeta Sinjali Sporti/