Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Përparim Rama lëshoi lejen ndërtimore pas një zvarritje 10-vitëshe për ndërtimin e objektit të Xhamisë në lagjen “Ulpianë” në Prishtinë.
Punimet filluan në vitin 2020 kur edhe është lëshuar një leje e pjesshme për heqjen e dheut dhe vendosjen e pilotave.
Punimet tani po shkojnë sipas planit dhe tashmë është shtruar pllaka e parë e Xhamisë Qendrore, raporton Gazeta Sinjali.
Projektin e Xhamisë e ka bërë nga një kompanitë nga Turqia me konsulent një kompani projektuese nga Prishtina.
Xhamia do të ketë kapacitet për 13 mijë e 905 persona.