image Shtrohet në spital nobelistja e burgosur iraniane

Botë

Shtrohet në spital nobelistja e burgosur iraniane

news image

Narges Mohammadi, aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, e cila është e burgosur, është transportuar në një spital në Teheran, pasi për më shumë se dy muaj po përballet me probleme shëndetësore, tha bashkëshorti i saj më 27 tetor.

Narges Mohammadi është fituese e Çmimit Nobel për Paqe.

“Pas pothuajse për nëntë muaj iu mohua trajtimi mjekësor, Narges Mohammadi më në fund është hospitalizuar falë mbështetjes së aktivistëve të sektorit civil dhe të drejtave të njeriut të Koalicionit Lironi Nargesin, dhe presionit nga komuniteti ndërkombëtar dhe mediat”, shkroi Taghi Rahmani në X.

Rahmani, i cili jeton në Paris, shtoi se vonesa e dërgimit në spital, “si dhe vitet e kaluara në burg dhe në izolim, kanë shkaktuar dëm të madh në shëndetin e Nargersit”.

Narges Mohammadi, 52-vjeç, në 20 vjetët e fundit është burgosur vazhdimisht.

Ajo aktualisht po vuan një dënim prej 12 vjetësh burgim, në burgun Evin të Teheranit, pasi u dënua për “përhapje të propagandës”./REL

/GazetaSinjali/