image Shtrirja e prostitucionit nëpër motelet e Mitrovicës, bien në prangat e Policisë 12 persona

Siguri

Shtrirja e prostitucionit nëpër motelet e Mitrovicës, bien në prangat e Policisë 12 persona

news image

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku në shumicën e rasteve të dyshuarit janë të moshave të reja.

Një rast i tillë është zbuluar të ketë ndodhur për muaj me radhë në motelet e qytetit të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se në kuadër të zhvillimit të hetimeve është arritur që të arrestohen 12 persona të cilët dyshohen se janë marrë me prostitucion.

12 të arrestuarit, përfshirë një grua e moshës 25-vjeçare, me procedurë të shpejtë janë dërguar në Gjykatë dhe të njëjtit janë dënuar me gjobë.

/GazetaSinjali/