Policia e Kosovës ka shtuar masat e patrullimit tek stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë për shkak të ndeshjes mes Kosovës dhe Çekisë.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, Polica e Kosovës ka arrestuar tetë persona nga Çekia. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Policia nëpërmjet një deklarate për media.
“Gjatë kontrollimit në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim “Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim “Nema predaje”, 6 thika, 2 radiolidhje,1 shufër hekuri dhe një dron”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës i ka thënë Sinjalit se për shkak të numrit më të madh të personave që pritet ta vizitojnë këtë stadium është shtuar numri i policëve afër stadiumit.
“Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes që luhet sot në Prishtinë, policia ka filluar implementimin e planit operativ. Në kuadër të planit operativ, njësitet policore po kryejn detyrat e tyre. Kontrolli normalisht që është shtuar”, tha Ahmeti.