Pas disa muajsh pasi ishte e mbyllur pas rënies së rasteve të hospitalizimeve , është rifunksionalizuar Klinika e Mjekësisë Sportive për pacientët me COVID-19, ku për vetëm tri ditë ajo i mbushi gjitha vendet, shkruan Gazeta Sinjali.
Mjekësia Sportive është e destinuar për pacientët me oksigjeno-terapi, teksa ata me intubim do të trajtohen në Intensiven Qendrore, sipas infektologut Izet Sadiku.
“Mjekësia Sportive është menduar që të jetë vetëm për pacientët që kanë nevojë për trajtim me oksigjeno-terapi”, tha Sadiku për Klan Kosova.
Vetëm gjatë kësaj të premte u shënuan 2250 raste të reja pozitive, ndërsa me valën e re u shtuan edhe pacientët e shtrirë në klinika tjera.
Në mesin e pacientëve të shtrirë janë edhe 20 të vaksinuar, megjithëse gjendja e tyre është më e mirë ani pse janë në moshë më të shtyrë.
Trajtim po marrin edhe 14 gra shtatzëna në Klinikën e Gjinekologjisë, të cilat janë në gjendje shëndetësore stabile. GazetaSinjali/