image Shtohen kontrollet në pikat kufitare, në Vërmicë asnjë i dyshuar për koronavirus

Kosovë

Parandalimi/ Shtohen kontrollet në pikat kufitare, në Vërmicë asnjë i dyshuar për koronavirus

news image

Me vendimin e qeverisë për shtimin e masave dhe kontrollove në pikat kufitare, në Vermicë, ekipet mjekësore po kontrollojnë në bazë të rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

Pas shpalljes së gjendjes emergjente në sektorin e shëndetit publik, masat janë më të ashpra lidhur me kontrollën që bëhet ndaj qytetarëve.

Aktualisht kufiri me Shqipërinë është i mbyllur për vetura, ndërsa të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët kanë qenë në territorin e Shqipërisë e që duan të kthehen lejohen të hyjnë në vend.

Njëjtë veprohet edhe për kamionët me mallra të cilët kalojnë lirshëm, ndërsa drejtuesit e tyre kontrollohen vazhdimisht për simptomat e COVID-19.

Doktori Shefket Kadriaj, i cili është në krye të detyrës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, ka thënë se të gjithë ata që hyjnë në Kosovë i nënshtrohen kontrolleve për koronavirus.

Që prej orës 07:00 e deri në mesditë në këtë pikë kufitare kanë kaluar rreth 90 persona të cilët janë kontrolluar dhe nuk kanë shfaqur simptoma për virusin COVID-19./ Gazeta Sinjali/