image Shtohen edhe disa komuna në këtë zonë të rrezikshmërisë

Kosovë

Shtohen edhe disa komuna në këtë zonë të rrezikshmërisë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Aremend Zemaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se testime për COVID-19 do të kryhen edhe në gjashtë qendra të tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Gjiashtu Zemaj ka thënë se nga sot është vendosur kategorizim i ri për komunat e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Zemaj ka thënë se në zonë të kuqe do të jenë 21 komuna, në zonë të verdhë 10 komuna si dhe në zonën e gjelbër janë rikthyer disa komuna dhe tani janë gjithësej 7 të tilla.

“Ne çdo javë rishikojmë edhe rangimin e komunave për të parë se cilat komuna kemi në zona. Zonat janë 21 në të kuqe në të verdhën janë 10 kurse në të gjelbër janë 7 komuna”.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste të vdekjeve nga COVID-19, brenda territorit të Kosovës, kurse janë infektuar 478 të tjerë.

/Gazeta Sinjali/