image E rëndë në Shtime: Vajza e ther me thikë babanë e saj dhe e denoncon në Polici, përfundon vet në pranga

Siguri

E rëndë në Shtime: Vajza e ther me thikë babanë e saj dhe e denoncon në Polici, përfundon vet në pranga

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Shtime, ku një vajzë po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj.

Sinjali mëson se e dyshuara 34-vjeçare e ka therur me thikë babanë e saj pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete dhe vet e ka denoncuar në Polici.

Si pasojë e sulmit, viktima ka kërkuar tretman mjekësor në spital, ndërkohë që e dyshuara është arrestuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe ndaj saj është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/