Për të pestën ditë me radhë, India ka shënuar mbi 12 mijë raste të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë një dite, India ka regjistruar 14 mijë e 821 raste të personave të infektuar me COVID-19, duke e çuar në 425 mijë e 182 numrin e përgjithshëm të të prekurve, shkruan “CNN”.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 445 viktima. Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 13 mijë e 703.
Pavarësisht numrit të madh të rasteve, qeveria indiane ka vendosur që në rajone të caktuara të lehtësohen masat kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë/Gazeta Sinjali/