image Shteti që po shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19 tash e 8 ditë me radhë

Botë

Shteti që po shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19 tash e 8 ditë me radhë

news image

Indisë ka regjistruar 19 mijë e 459 raste me koronavirus gjatë një dite, që është shifra ditore më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Vetëm gjatë gjashtë ditëve të fundit, India i ka regjistruar më shumë se 100 mijë të infektuar me koronavirus, shkruan “CNN”.

Shifra e përgjithshme e të infektuarve në vatrën më të madhe të përhapjes në Azi ka shkuar në 548 mijë e 318 persona, ndërsa numri i viktimave në 16 mijë e 455, njoftoi kjo ministri.

Për më tepër, më shumë se 320 mijë persona në mesin e të infektuarve tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

India është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në mbarë botën, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Brazilin./Gazeta Sinjali/