image Shteti që po bëhet epiqendra e re e pandemisë, flasin shkencëtarët

Botë

Shteti që po bëhet epiqendra e re e pandemisë, flasin shkencëtarët

news image

Shteti i Florida-s në SHBA, kohët e fundit ka parë sesi po shtohen në mënyrë shqetësuese, të infektuarit me koronavirus dhe mund të jetë epiqendra e radhës e koronavirusit.

Sipas një modeli të bërë nga një ekip shkencëtarësh në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias dhe Universitetin e Pensilvania-s, rezulton se shteti në fjalë ka “të gjitha shenjat që të jetë epiqendra e radhës e pandemisë.”

Shkencëtarët shtojnë se ka gjasa që kjo të jetë vatra me e “nxehtë” që është parë deri më tani.

Departamenti i Shëndetit në Florida njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në shtet u rrit me 2.610 midis të martës dhe të mërkurës ndërsa virusi përhapet dhe më shumë njerëz testohen në të gjithë vendin.

Në total, Florida numëron 82,719 të infektuar, 80,676 prej të cilëve janë banorë të Florida-s ndërsa 2.043 të tjerë nuk janë nga Florida por jetojnë aty për momentin, sipas raportit 24 orësh.

Guvernatori Ron DeSantis ia ka atribuuar rritjen e rasteve në shtet testimit të individëve me rrezik të lartë si punëtorët e fermave në qarqet rurale, të burgosurit, dhe banorët e objekteve të kujdesit afatgjatë./ Gazeta Sinjali/