image Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan ku u vranë 3 persona

Botë

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan ku u vranë 3 persona

news image

Grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për bombardimin vdekjeprurës që shënjestroi talibanët në jug të Afganistanit, duke lënë të vdekur tre persona dhe 12 të tjerë të plagosur.

Të gjithë viktimat ishin persona që po prisnin në radhë për të marrë pagën në një degë të New Kabul Bank në qytetin e Kandaharit.

Në deklaratën e tyre thuhet se një sulmues vetëvrasës shpërtheu rripin e tij me eksplozivë në turmën e talibanëve në afërsi të bankës.

Ndryshe, dega e IS-it, rivalit të madh të talibanëve, ka kryer sulme ndaj shkollave, spitaleve, xhamive dhe zonave shiite në mbarë Afganistanin.

/GazetaSinjali/