Suedia e cila kishte një qasje ndryshe nga të tjerët, duke lënë shumicën e shkollave, restoranteve dhe bizneseve të hapura gjatë pandemisë, ka shënuar rritje të infeksioneve që nga fillimi i shtatorit, duke prishur shpresat për të ashtuquajturin “imunitet kolektiv”.
Ky shtet evropian regjistroi të enjten 2,820 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, treguan statistikat e agjencisë shëndetësore, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Suedia regjistroi shtatë vdekje të tjera, duke e çuar gjithsej numrin e viktimave në 5,934.
Shkalla e vdekjes është disa herë më e lartë se fqinjët nordikë, por më e ulët se disa vende më të mëdha evropiane, të tilla si Spanja dhe Britania e Madhe. /Gazeta Sinjali/