Sllovenia nga sot ua ka hapur dyert qytetarëve të 17 vendeve evropiane të cilët mund të hyjnë në vend pa asnjë kufizim. Megjithatë, Sllovenia ka vendosur që kjo masë qarkullimi të mos vlejë për Serbinë.
Arsyetimi i Sllovenisë për këtë veprim është situata epidemiologjike në Serbi. Është thënë se varësisht nga situata në ditët në vijim, ata mund të ndryshojnë masën ndaj këtij shteti.
Sllovenia së pari kishte hapur kufirin për qytetarët e Austrisë, Kroacisë dhe Hungarisë por që gradualisht ka lejuar qarkullimin të shumicës nga shtetet evropiane. /Gazeta Sinjali/