image Shtetasja turke del të dëfrehet në Prishtinë, dehet dhe humb iPhone-in dhe kuletën me para

Siguri

Shtetasja turke del të dëfrehet në Prishtinë, dehet dhe humb iPhone-in dhe kuletën me para

news image

Konsumimi i tepërt i alkoolit shpesh herë bën që qytetarët të humbasin vetëdijen dhe të mos jenë në gjendje të kontrollojnë veprimet e tyre. E sherrin alkoolit ia pa edhe një shtetase turke e cila kishte dalë mbrëmë që të dëfrehej në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ajo në gjendje të dehur kishte dalë që të shkojë në shtëpi, por duke parë gjendjen e saj të rënduar, një kalimtar i rastit e kishte ndihmuar që të hip në taksi për të shkuar në banesë.

Me të arritur në banesën e saj, ajo ka vërejtur se nuk ka me vete telefonin e tipit iPhone 13 pro Max dhe kuletën me paratë dhe dokumentet personale. Përballë kësaj situate ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës.

Hetuesit policorë e kanë intervistuar viktimën e cila nuk e di se ku i ka humbur gjërat e saj personale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vjedhje’.

/GazetaSinjali/