image "Shtet kur**", reagimi i ashpër i lokalit në Gjakovë pasi u zbraz nga Policia

Sinjalizime

“Shtet kur**”, reagimi i ashpër i lokalit në Gjakovë pasi u zbraz nga Policia

news image

Sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30. Gjatë kësaj periudhe, Policia dhe AUV inspektojnë lokalet për ta monitoruar zbatimin e masave antiCOVID. Por sonte dikush nuk është pajtuar me zbrasjen e lokalit para orës 23:00, edhe pse nuk dihet arsyeja.

Bëhet fjalë për lokalin “Shekulli” në Gjakovë, ku përmes një postimi në rrjetet sociale menaxhmenti janë shprehur të mllefosur, duke e sharë shtetin.

“Shtet kur**, 21:37 zbrazje të lokalit”, thuhet në postim, raporton Sinjali.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar lidhur me këtë rast, por ende s’ka marrë pëgjigje.

/GazetaSinjali/