image Shtëpia e Bardhë refuzon të komentojë pretendimin që SHBA-ja dinte për sulmin ndaj Iranit

Botë

Shtëpia e Bardhë refuzon të komentojë pretendimin që SHBA-ja dinte për sulmin ndaj Iranit

news image

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të përgjigjet nëse ishte e informuar për sulmin e Izraelit këtë mëngjes ndaj Iranit.

Sekretarja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre është pyetur për komentet e ministrit të Jashtëm italian Antonio Tajani në samitin e sotëm të G7, ku ky i fundit tha se SHBA ishte e informuar paraprakisht për sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

“Unë nuk do të flas për bisedat tona diplomatike”, u përgjigj Jean – Pierre.

Derisa, edhe sot gjatë ditës Blinken refuzoi që t’i përgjigje pyetjes nëse SHBA ishte e informuar për sulmin e Izraelit këtë mëngjes ndaj Iranit.

Blinken nuk tha gjë tjetër veçse theksoi se SHBA nuk ishte e përfshirë në sulm.

“Gjithçka që mund të them është se nga ana jonë dhe për të gjithë G7, fokusi ynë ka qenë në de-përshkallëzimi dhe shmangia e një konflikti më të madh”, tha Blinken.

/GazetaSinjali/