image Shtëpia e Bardhë po vëzhgon nga afër Bjellorusinë dhe është e përgatitur të vendosë më shumë sanksione

Botë

Shtëpia e Bardhë po vëzhgon nga afër Bjellorusinë dhe është e përgatitur të vendosë më shumë sanksione

news image

Shtëpia e Bardhë po vëzhgon nga afër Bjellorusinë dhe është e përgatitur të vendosë më shumë sanksione, thotë zyrtari amerikan.

Shtëpia e Bardhë po vëzhgon nga afër veprimet e ndërmarra nga Bjellorusia dhe është e përgatitur të vendosë më shumë sanksione ndaj vendit pas raporteve se forcat bjelloruse mund t’i bashkohen Rusisë në pushtimin e saj në Ukrainë, tha një zyrtar i lartë i administratës, shkruan CNN, përcjell Gazeta Sinjali.

“Ne po i shikojmë ato ngjarje me shumë kujdes”, tha zyrtari kur u pyet për raportet e inteligjencës që tregojnë se Bjellorusia është e përgatitur për t’iu bashkuar pushtimit rus.

Ne kemi thënë se në masën që Bjellorusia vazhdon të ndihmojë dhe inkurajojë agresionin e Rusisë në Ukrainë, ata gjithashtu do të përballen me pasoja”, tha zyrtari.

Ai tutje shtoi se kanë zbatuar tashmë disa nga ato masa. Këto kosto do të vazhdojnë të rriten shumë.

/GazetaSinjali/