image Shtëpia Bardhë i përgjigjet Grenellit që kërkoi emisar presidencial për bisedimet Kosovë-Serbi

Botë

Shtëpia Bardhë i përgjigjet Grenellit që kërkoi emisar presidencial për bisedimet Kosovë-Serbi

news image

Shtëpia e Bardhë nuk do të emërojë emisar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë i tha Pavlovic Today dje se Presidenti Biden ka “dy ambasadorë të konfirmuar në rajon, të cilët po punojnë aktivisht për këtë çështje në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”.

Kjo përgjigje vjen nga Shtëpia e Bardhë pas kërkesës që parashtroi ish-emisari amerikan, Richard Grenell, i cili javën e kaluar i bëri thirrje Joe Biden të “përshpejtojë” dhe të emërojë një të dërguar presidencial për Serbinë dhe Kosovën.

“Ajo që na duhet tani është diplomacia me muskuj”, tha Grenell.

“Ka shumë individë brenda komunitetit të politikës së jashtme që kanë atë gravitacion, që kanë atë aftësi për të hyrë në Zyrën Ovale, që Joe Biden i vlerëson. Ata njerëz duhet të ngrenë dorën dhe të dalin vullnetarë”.

Grenell pati thënë se është i shqetësuar që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “hodhi poshtë të gjitha idetë e BE-së dhe SHBA-së” dhe i kërkoi Presidentit Biden që të sjellë dërgojë lidershipin amerikan, për të cilin tha se është aq i nevojshëm në Ballkan

Të martën në mëngjes në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të udhëtojë në ditët në vijim në Beograd dhe Prishtinë “për të treguar nivelin tonë të lartë të interesimit dhe angazhimit në këtë çështje”.

Por, Price ka thënë gjithashtu se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk ngurron që të përfshihet edhe personalisht në dialogun Kosovë-Serbi nëse e sheh të nevojshme.

/GazetaSinjali/