Një grua 40-vjeçare nga Gjakova mbrëmë është dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për t’u transferuar pastaj në Klinikën e Neurologjisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Anipse, ajo nuk ka pasur simptoma të koronaviusit, ajo gjatë ditës së sotme i është nënshtruar testit për këtë virus.
Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.
Ismajli tha se 40-vejçarja e cila ka pasur dy lindje me operacion kishte lodhje dhe plogështi dhe pas kontrollit të neurologut ajo është transferuar në Klinikën e Neurologjisë.
“Ka ardhur një shtatzënë mbrëmë nga Gjakova, është shtrirë në spital te ne, në Gjinekologji. Ka qëndro gjysmë ore aty, i është bërë rezonanca dhe është transferuar në Klinikën e Neurologjisë. Ajo ka pas probleme si lodhje, plogështi. E kemi sjellë neurologun e kanë transferuar në Neurologji, mbrëmë. Dy herë ka lindë me operacion, në muajin e shtatë, ka ardhur te na, është hospitalizuar për një orë është thirrur në konsultim neurologu, ka shkuar në Emergjencë prej aty e kanë transferuar në Neurologji”, tha drejtori i Gjinekologjisë.
Ismajli njoftoi se asaj i është bërë testi për koronavirus sot, vetëm për siguri, pasi sipas tij, ajo nuk ka pasur shenja të infeksionit, por vetëm lodhje dhe plogështi.
“Jo, nuk ka pas temperaturë, nuk ka pasur ethe, kurgjo, veç që plogështi ka pas. Ka ardhur neurologu e ka transferuar në Klinikën e Neurologjisë, mbrëmë. Sot kanë shku me ia marrë testin për koronavirus. Nuk dyshohet, por me gjasë më mirë është është me ia marrë, edhe pse për momentin nuk ka pas shenja të infeksionit”, tha Ismajli./Gazeta Sinjali/