Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime të caktuara që ndikojnë në kënaqësinë seksuale në shtrat. Plot me vlera ushqimore, minerale dhe vitamina, ato bëjnë që akti juaj të jetë i qëndrueshëm dhe më i gjatë në kohë.
Ja cilat janë këto ushqime, le t’i zbulojmë bashkë!
#1 Bananet
Bananet janë të pasura me kalium, i cili është i njohur për rolin e tij në funksione të ndryshme trupore. Por, ky frut ka ndikim sidomos te burrat në shtrat duke i bërë të qëndrojnëtëi fortë dhe të arrijnë një super orgazmë.
#2 Peshku
Peshqit yndyrorë si salmoni dhe toni janë jashtëzakonisht të dobishëm për shëndetin e zemrës dhe për performancën seksuale, sepse janë të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe zink, i cili ndikon në rrjedhjen normale të gjakut.
#3 Midhjet
Midhjet dihet se janë një afrodiziak dhe janë fantastike për kënaqësinë në shtrat. Së pari, ato janë një burim i pasur zinku, i rëndësishëm për prodhimin e testosterone, një hormone thelbësor i dëshirës seksuale.
#4 Boronicat
Boronicat janë të pasura me antioksidantë, flavonoidë, zink dhe një grumbull lëndësh të tjera ushqyese të dobishme, plot vlera ushqimore për shëndetin, por edhe aspektin seksual.
#5 Çokollata e zezë
Çokollata e zezë mund të mos jetë aq “argëtuese” sa shija e çokollatës me qumësht, por duke qenë se përmban flavonoide që përmirësojnë rrjedhjen e gjakut, është alternativa më e mirë për më shumë fokus dhe rezistencë në shtrat.
#6 Avokado
Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë E, të cilat të dyja ndikojnë në shëndetin kardiovaskular dhe përmirësojnë qarkullimin e gjaku, si edhe rrisin qëndrueshmërinë në krevat.
#7 Arrat
Një qese me arra sjell shumë përfitime seksuale. Në mënyrë të veçantë, arrat dhe farat përmbajnë acide yndyrore omega-3 dhe zink, të cilat të dyja ndikojnë në shëndetin kardiovaskular, ndërsa ju ndihmojnë në performancën seksuale.